web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kualifikim me përmbysje, Brazili e bën dramë ndaj Japonisë

29 Qershor 2026, 21:05, Sport CNA

Kualifikim me përmbysje, Brazili e bën dramë ndaj Japonisë

Brazili ka siguruar një kualifikim dramatik për në fazën e 16 më të mirave të Kupës së Botës, pasi mposhti Japoninë me përmbysje 2-1 falë një goli në sekondat e fundit të shtesës.

Sfida dhuroi dy tablo të ndryshme. Pjesa e parë u dominua nga aziatikët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 29-të me një supergol të Kaishu Sano-t.

Megjithatë, në pjesën e dytë, djemtë e Carlo Ancelotti-t reaguan si kampionë, duke barazuar fillimisht me anë të veteranit Casemiro (56').

 Atëherë kur ndeshja po i drejtohej shtesave, Gabriel Martinelli (95') shfrytëzoi në maksimum një asist të Bruno Guimaraes për të shënuar golin e fitores së madhe.

Në raundin e 1/8-ave, Brazili do të peshkojë fituesin e çiftit mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë.





Lajmet e fundit nga