web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Zhgënjeu në Botëror, trajneri jep dorëheqjen

28 Qershor 2026, 19:23, Sport CNA

ZYRTARE/ Zhgënjeu në Botëror, trajneri jep dorëheqjen

Steve Clarke ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Skocisë pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Skocezët mbajtën gjallë shpresat për kualifikim deri në fund të fazës së grupeve, por rezultatet e nevojshme nuk u realizuan. Vendimtare rezultoi fitorja e Kroacisë ndaj Ganës, e cila mbylli përfundimisht mundësinë e avancimit të Skocisë nga vendi i tretë.

Menjëherë pas konfirmimit të eliminimit, Clarke njoftoi largimin e tij pas shtatë vitesh në krye të përfaqësueses. Ai falënderoi Federatën Skoceze të Futbollit për besimin dhe uroi sukses pasardhësit të tij. Clarke mori drejtimin e ekipit në vitin 2019 dhe udhëhoqi Skocinë drejt dy kualifikimeve radhazi në Kampionatin Evropian.

Një nga arritjet më të rëndësishme të tij ishte kualifikimi në Kupën e Botës, pjesëmarrja e parë e Skocisë në një Botëror pas 28 vitesh.





Lajmet e fundit nga