web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Belgjika shpërthen me goleadë, Irani shpreson ende

27 Qershor 2026, 09:42, Sport CNA

Belgjika shpërthen me goleadë, Irani shpreson ende

Në Grupin G janë dhënë verdiktet përfundimtare për ekipet që kalojnë më tej.

Belgjika ka shpërthyer me një fitore të thellë 5-1 ndaj Zelandës së Re, duke siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup falë golavarazhit më të mirë.

Leandro Trossard me dopietë, Kevin de Bruyne, Romelu Lukaku dhe Alexis Saelemaekers ishin protagonistët e këtij triumfi historik që shënoi edhe fitoren më të thellë të Belgjikës në një Botëror.

Në takimin tjetër dramatik, Irani dhe Egjipti ndanë pikët në një barazim 1-1. Mahmoud Saber kaloi egjiptianët në avantazh (5'), por Ramin Rezaeian barazoi shifrat (15') pasi Taremi kishte humbur një penallti më parë.

Ky barazim e zbret Egjiptin në vendin e dytë dhe do të luajë ndaj Australisë, ndërsa Irani mbetet në ankth për një kualifikim të mundshëm si një nga vendet e treta më të mira.





Lajmet e fundit nga