web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asllani mbetet në “ajër”, Interi me kërkesa të larta

25 Qershor 2026, 23:09, Sport CNA

Asllani mbetet në “ajër”, Interi me kërkesa të

Kristjan Asllani po përballet me një verë të rëndësishme për të ardhmen e tij, ndërsa ende nuk është përcaktuar se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Interi ka vendosur të shesë përfundimisht kartonin e mesfushorit shqiptar dhe nuk preferon më formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.

Mes klubeve që kanë shfaqur interes për Asllanin është edhe Cagliari, i cili ka kërkuar informacione për transferimin e tij. Megjithatë, kërkesa e Interit prej rreth 10 milionë eurosh ka bërë që bisedimet të ndërpriten shpejt.

Klubi sard nuk e konsideron të përballueshme këtë shifër dhe është tërhequr nga pista e transferimit. Një situatë e ngjashme është regjistruar edhe me Beshiktashin, i cili më herët nuk kishte pranuar kushtin prej 11 milionë eurosh për blerjen e kartonit.

Për momentin, Asllani mbetet në pritje të zhvillimeve të merkatos, ndërsa shpreson që Interi të rishikojë kërkesat ekonomike për të lehtësuar një transferim.





Lajmet e fundit nga