web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zvicra fiton dhe kalon si kryesuese, Kanadaja lë pas Bosnjën

24 Qershor 2026, 23:04, Sport CNA

Zvicra fiton dhe kalon si kryesuese, Kanadaja lë pas Bosnjën

Mbrëmja e sotme ka sjellë verdiktet finale në Grupin B të Kupës së Botës 2026, ku Zvicra ka marrë kryesimin e grupit me 7 pikë pas fitores së rëndësishme 2-1 kundër Kanadasë.

Pas një pjese të parë të qetë, helvetët shpërthyen në fraksionin e dytë me dy gola të shpejtë nga Ruben Vargas (46') dhe Manzambi (57').

Kanadaja u kundërpërgjigj me rrjetën e Promise David në minutën e 76-të, por pa mundur të përmbyste rezultatin. Pavarësisht humbjes, kanadezët kualifikohen si vendi i dytë me 4 pikë, duke lënë në vendin e tretë Bosnjë-Hercegovinën vetëm prej golavarazhit.

Bosnja bëri detyrën duke mposhtur Katarin 3-1 falë golave të Alajbegovic (29'), Mahmic (80') dhe një autogoli të Abunada-s, por fitorja e tyre rezultoi e pamjaftueshme për vendin e dytë.

Ballkanasit shpresojnë të kualifikohen si një nga vendet e treta më të mira.

Standings provided by Sofascore




Lajmet e fundit nga