web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy kandidatë për stolin e Italisë

24 Qershor 2026, 12:58, Sport CNA

Dy kandidatë për stolin e Italisë

Federata Italiane e Futbollit po shqyrton emrat e Antonio Contes dhe Roberto Mancinit për postin e trajnerit të kombëtares italiane.

Vendimi final pritet të merret nga Giovanni Malago, presidenti i ri i federatës, i cili do të ketë detyrën të zgjedhë timonierin e ekipit për të paktën dy vitet e ardhshme. Të dy kandidatët konsiderohen figura me përvojë të madhe dhe me një histori të rëndësishme me Italinë.

Ndërkohë, Paolo Maldini ka refuzuar mundësinë për të marrë rolin e drejtorit teknik të përfaqësueses. Në diskutimet për trajnerin e ri janë përfshirë edhe presidentë klubesh të Serisë A, të cilët kërkojnë të kenë ndikim në procesin e përzgjedhjes.

Roberto Mancini shihet si një nga opsionet kryesore, megjithëse ka rezerva nga disa drejtues klubesh. Antonio Conte mbetet gjithashtu një kandidat i fortë për pankinën e Italisë.





Lajmet e fundit nga