web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Italia mbeti jashtë, në Botëror zhgënjen edhe Serie A

23 Qershor 2026, 17:15, Sport CNA

Italia mbeti jashtë, në Botëror zhgënjen edhe Serie A

Statistikat e Kampionatit Botëror 2026 konfirmojnë një rënie të ndikimit të lojtarëve të Serie A në krahasim me ligat e tjera të mëdha europiane dhe botërore.

Nga kampionati italian janë grumbulluar gjithsej 66 futbollistë në këtë turne, por kontributi i tyre ofanziv ka qenë i kufizuar në vetëm 6 gola të shënuar.

Autorët e këtyre realizimeve janë Jonathan David me tre gola dhe Leo Ostigard me një gol, të dy në ndeshjet ndaj Katarit, si dhe Martin Baturina ndaj Anglisë e Marcus Pedersen ndaj Senegalit.

Në renditjen e përgjithshme të produktivitetit, Serie A ndodhet pas Premier League, Bundesligës dhe La Ligës, por pozicionohet poshtë edhe kampionateve si Ligue 1 apo MLS.

Ndër paraqitjet më të dallueshme deri tani regjistrohet ajo e holandezit Denzel Dumfries, i cili dhuroi dy asiste në fitoren 5-1 kundër Suedisë. Megjithatë, largimi i anësorit nga Interi pas këtij turneu shihet si një tjetër tregues i vështirësive që po has liga italiane për të ruajtur yjet e saj.

Pas mungesës së Italisë në Botrëror, edhe lojtarët e Serisë A duket se po zhgënjejnë.





Lajmet e fundit nga