Trajneri më i suksesshëm i Botërorëve, Deschamps futet në histori
Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka bar...

Federata Shqiptare e Futbollit ka përmirësuar imazhin e saj në opinionin publik gjatë viteve të fundit. Kjo konfirmohet nga raporti “UEFA Grow Market Research”, i realizuar nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë prestigjioze Nielsen, i cili analizon perceptimin e publikut shqiptar për futbollin dhe institucionet që e drejtojnë atë.
Sipas studimit, perceptimi neto pozitiv për FSHF-në është rritur nga 47% në vitin 2016 në 52% në vitin 2026. Raporti tregon gjithashtu se 47% e të anketuarve kanë një imazh të fortë pozitiv për Federatën, një tregues që rezulton më i lartë se mesatarja europiane dhe më i lartë se ai i organizatave të tjera sportive në Shqipëri.
Gjetjet e raportit evidentojnë se niveli i njohjes së rolit të FSHF-së në administrimin, zhvillimin dhe promovimin e futbollit është dukshëm më i lartë se mesatarja europiane. Sipas studimit, besimi i qytetarëve se e kuptojnë rolin dhe aktivitetin e Federatës rezulton 43% më i lartë se benchmark-u europian.
Raporti tregon se sa më e njohur të jetë puna e Federatës për publikun, aq më pozitiv është edhe perceptimi ndaj saj. Mes qytetarëve që deklarojnë se e njohin mirë aktivitetin e FSHF-së, 83% shprehen pozitivisht për institucionin.
Në aspektin e vlerave që lidhen me Federatën, shqiptarët e përshkruajnë FSHF-në si një organizatë respektuese, progresive, të përgjegjshme dhe kompetente.
Këto perceptime bëhen edhe më të forta te ata që janë më të informuar mbi aktivitetin dhe projektet e Federatës.
Një nga gjetjet më domethënëse të raportit lidhet me arsyet pse publiku ka një opinion pozitiv për FSHF-në.
Shumica e të anketuarve e lidhin këtë perceptim me progresin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të futbollit shqiptar, zhvillimin e futbollit për fëmijë dhe të rinj, investimet në infrastrukturë, si dhe sukseset e Kombëtares shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Studimi evidenton gjithashtu nivelin e lartë të njohjes së iniciativave të Federatës. Plot 63% e shqiptarëve deklarojnë se njohin të paktën një projekt ose iniciativë të FSHF-së. “Projekti 100 Fushat” rezulton iniciativa më e njohur, ndërsa programi “Topi Yt” gjeneron një ndikim të fortë emocional dhe perceptim pozitiv te publiku.
Raporti tregon se 68% e shqiptarëve e lidhin FSHF-në me Kombëtaren shqiptare, një rritje krahasuar me vitin 2016, duke reflektuar ndikimin e ekipeve kombëtare në identitetin dhe imazhin e futbollit shqiptar.
Një tjetër tregues i rëndësishëm është mbështetja e publikut për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit. Sipas studimit, 85% e të anketuarve mendojnë se futbolli duhet të mbështetet më shumë financiarisht, ndërsa 81% vlerësojnë se nevojiten politika dhe iniciativa shtesë për zhvillimin e tij.
Gjetjet e raportit konfirmojnë se investimet, projektet e zhvillimit dhe rezultatet e arritura në vitet e fundit kanë ndikuar në forcimin e imazhit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në rritjen e besimit të publikut ndaj rolit të saj në zhvillimin e futbollit në vend.
Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka bar...
Barazimi 2-2 mes Uruguajit dhe Kepit të Gjelbër në Botëror...
Kombëtarja e Norvegjisë ka siguruar kualifikimin për në fa...
Federata Shqiptare e Futbollit pritet të miratojë një refo...
Bayern Munich ka vendosur një çmim shumë të lartë për Mich...
Kombëtarja e Francës ka siguruar kualifikimin për në fazën...
Ndeshja e Kampionatit Botëror midis Francës dhe Irakut ësh...
Botërori 2026 po regjistron shifra rekord për sa i përket ...
Kombëtarja e Francës dhe ajo e Irakut zbresin në fushën e ...
Kombëtarja e Francës dhe ajo e Irakut do të zbresin në fus...
Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar zyrtarisht kualifikim...
Pavarësisht eliminimit nga faza e grupeve të Kupës së Botë...
Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në Kupën e Botës....
Mbrojtësi i Gjermanisë, Nico Schlotterbeck, nuk do të vazh...
Pas fitores 3-0 ndaj Algjerisë me golat e Messit, skuadra ...
Pas fitores 3-0 ndaj Algjerisë me golat e Messit, skuadra ...
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në cilës...
Ndeshja e Kampionatit Botëror midis Francës dhe Irakut rre...
Departamenti i Garave dhe Komisioni i Ligave dhe Garave në...
Ardit Krymi është larguar zyrtarisht nga Vllaznia. Mesfus...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Gjermania do ta rrisë gradualisht moshën e daljes në pensi...
Sot shënohen 10 vite nga referendumi në të cilin britanikë...
Andy Burnham ka pasur një takim sekret me Keir Starmer për...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...