web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Superiorja me 12 ekipe dhe kampionat me dy grupe, zbulohet formati i FSHF-së

23 Qershor 2026, 09:33, Sport CNA

Superiorja me 12 ekipe dhe kampionat me dy grupe, zbulohet formati i

Federata Shqiptare e Futbollit pritet të miratojë një reformë të rëndësishme për Kategorinë Superiore.

Në sezonin 2026/2027 kampionati do të vazhdojë me 10 skuadra, por sistemi “Final 4” do të hiqet. Pas tri fazave të para, pikët e të gjitha ekipeve do të përgjysmohen përpara nisjes së fazës së katërt.

Më pas, gjashtë skuadrat e para do të garojnë për titullin dhe Europën, ndërsa katër ekipet e fundit do të luajnë për mbijetesën.

Në sezonin 2027/2028 Kategoria Superiore do të zgjerohet zyrtarisht nga 10 në 12 skuadra. Ekipi i vendit të 10-të do të bjerë direkt nga kategoria, ndërsa dy skuadra do të ngjiten direkt nga Kategoria e Parë.

Një vend shtesë do të përcaktohet përmes sistemit play-out mes skuadrave të Kategorisë së Parë dhe ekipit të vendit të nëntë në Superiore.

Me këtë reformë pritet të mbyllet përfundimisht periudha e kampionatit me 10 skuadra dhe formula “Final 4”.





Lajmet e fundit nga