web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbrojtësi i Gjermanisë mbyll Botërorin, dëmtimi i rëndë e lë jashtë për disa muaj

22 Qershor 2026, 19:38, Sport CNA

Mbrojtësi i Gjermanisë mbyll Botërorin, dëmtimi i

Mbrojtësi i Gjermanisë, Nico Schlotterbeck, nuk do të vazhdojë më aventurën e tij në Kupën e Botës pas një dëmtimi serioz në kyçin e këmbës së majtë.

Federata Gjermane e Futbollit konfirmoi se ekzaminimet mjekësore zbuluan një këputje të ligamenteve, e cila do ta mbajë jashtë fushave për disa muaj.

Schlotterbeck u dëmtua gjatë fitores 2-1 të Gjermanisë ndaj Bregut të Fildishtë. Mbrojtësi 26-vjeçar ishte një nga titullarët e rëndësishëm të skuadrës së Julian Nagelsmann, duke formuar qendrën e mbrojtjes së bashku me Jonathan Tah.

Ai kishte lënë gjurmë edhe në ndeshjen e parë të turneut, duke shënuar golin e tij të parë me kombëtaren në fitoren 7-1 ndaj Curaçaos.

Mbrojtësi i Gjermanisë mbyll Botërorin, dëmtimi i

Dëmtimi i tij përbën një mungesë të rëndësishme për repartin defensiv gjerman në vazhdim të kompeticionit. Megjithatë, Gjermania e ka siguruar tashmë kualifikimin në fazën e 1/32-ave pas dy fitoreve në grup. Skuadra do të mbyllë fazën e grupeve me ndeshjen ndaj Ekuadorit.





Lajmet e fundit nga