web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Argjentina në avantazh, Messi shënon dopietë

22 Qershor 2026, 19:02, Sport CNA

Argjentina në avantazh, Messi shënon dopietë

Pas fitores 3-0 ndaj Algjerisë me golat e Messit, skuadra kampione në fuqi, Argjentina, synon kualifikimin në fazën me eliminim direkt në sfidën me Austrinë.

Skuadra amerikanojugore vjen pas 8 fitoreve radhazi dhe është në formë të shkëlqyer.

Austria gjithashtu fitoi ndeshjen e parë, 3-1 ndaj Jordanisë, dhe ka vetëm një humbje në 12 ndeshjet e fundit.


ARGJENTINA-AUSTRIA 2-0


KOMENTI LIVE

94’- GOOOOOOL ARGJENTINA 2-0! Lionel Messi i vë vulën ndeshjes ndaj Austrisë. Julian Alvarez ndalet nga portieri, ndërsa në vazhdim të aksionit, Messi ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

86’- Nico Gonzalez shpërdoron një rast të mirë për Austrinë. Sulmuesi rrëmbeu një top në zonë, por gjuajtja me të djathtën, ndalet që në nisje.

65’- Gjuajtje e Messit me të majtën, devijohet nga portieri. Arbitri nuk e sheh dhe jep rivënie fundore.

61’- Aksion i rrjedhshëm i Argjentinës, në fund provon Enzo Fernandez, por topi përplaset në trupin e Danso.

50’- Lionel Messi shfaqet i vetëm me portierin, por nuk shënon dot. Aksioni është i parregullt, për pozicion jashtë loje.

45′- Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

38’- GOOOOOL ARGJENTINA 1-0! Nuk mund të mungonte Lionel Messi. Sulmuesi shënon një gol të bukur në hyrje të zonës dhe futet në histori. Messi është aktualisht golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit.

Argjentina në avantazh, Messi shënon dopietë

32’- Aksion model nga Argjentina. Portieri ndal tentativën e parë, ndërsa Messi provon nga topi i kthyer, por e ndal gjuajtjen mbrojtësi Alaba.

19’- Argjentina i afrohet sërish golit me Leo Messin. Sulmuesi shfaqet përballë portës, Alaba në tentativë për të larguar rrezikon autogolin, por ndalet nga portieri.

9’- Lionel Messi humb penalltinë. Gjuajtja e sulmuesit shkon jashtë, ngjitur me shtyllën e majtë.  

Argjentina në avantazh, Messi shënon dopietë

7’- Akordohet penallti për Argjentinën, të cilën e merr përsipër Lionel Messi.

6’- Rasti kontrollohet në VAR dhe thërritet arbitri të rishikojë rastin.

4’- Pretendime për penallti tek Argjentina. Ndërhyrje ndaj Lautaros në zonën e Austrisë, por arbitri lejon vazhdimin e lojës.

2’- Menjëherë në sulm Argjentina. Provon Almada nga e majta, por topi prek rrjetën e jashtme.  

Starton sfida. 





Lajmet e fundit nga