web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rekord tifozësh në Botëror, thyhen pritshmëritë

22 Qershor 2026, 23:25, Sport CNA

Rekord tifozësh në Botëror, thyhen pritshmëritë

Botërori 2026 po regjistron shifra rekord për sa i përket pjesëmarrjes së tifozëve në stadiume në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Para ndeshjeve të së dielës, në stadiume ishin regjistruar 2.307.947 spektatorë, me një mesatare prej 64.110 tifozësh për ndeshje dhe një shkallë mbushjeje prej 99.54%.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e cilësoi turneun me 48 skuadra si një sukses të madh. Një rekord i ri u vendos edhe për pjesëmarrjen ditore, me 281.223 tifozë në katër ndeshje të fazës së grupeve. Kjo shifër kaloi rekordin e vitit 1994 në SHBA, kur katër takime u ndoqën nga 277.070 spektatorë.

Edhe ndeshje me interes më të kufizuar kanë tërhequr një numër të madh tifozësh, si Belgjikë-Iran me 70.317 spektatorë dhe Ekuador-Kurasao me 68.598.

Organizatorët synojnë tashmë të kalojnë rekordin historik prej 3.5 milionë spektatorësh të vendosur në Botërorin e vitit 1994. Pavarësisht çmimeve të larta të biletave, interesimi për ndeshjet ka mbetur shumë i lartë.





Lajmet e fundit nga