web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trajneri më i suksesshëm i Botërorëve, Deschamps futet në histori

23 Qershor 2026, 13:52, Sport CNA

Trajneri më i suksesshëm i Botërorëve, Deschamps futet

Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka barazuar një rekord historik në futbollin botëror pas triumfit të fundit ndaj Irakut në Kupën e Botës.

Ky turne pritet të jetë i fundit për teknikun në krye të "Gjelave", por ai po përgatitet të largohet si trajneri më i suksesshëm në historinë e këtij kompeticioni.

Me fitoren ndaj Irakut, Deschamps arriti në kuotën e 16 fitoreve në karrierën e tij si trajner në një Botëror, duke barazuar rekordin e legjendës së Gjermanisë Perëndimore, Helmut Schon.

Ajo që e bën edhe më mbresëlënës suksesin e francezit është se ai e arriti këtë shifër në vetëm 21 ndeshje të luajtura në 4 edicione, krahasuar me Schon të cilit iu deshën 25 ndeshje.

Tashmë, Deschamps ka mundësinë e artë që në sfidat e radhës të thyejë përfundimisht rekordin dhe të marrë i vetëm kryesimin.





Lajmet e fundit nga