web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jo vetëm golat, rekordet e Messit në Botëror

23 Qershor 2026, 20:19, Sport CNA

Jo vetëm golat, rekordet e Messit në Botëror

Lionel Messi vazhdon të vendosë rekorde në Kupën e Botës, duke arritur në kuotën e 18 golave në historinë e turneut, më shumë se çdo futbollist tjetër.

Kapiteni i Argjentinës e përmirësoi këtë statistikë në ndeshjen ndaj Austrisë, ku theu edhe disa rekorde të tjera personale. Messi u bë lojtari me më shumë paraqitje në fazën finale të Kupës së Botës, duke zbritur në fushë për herë të 28-të.

Ai gjithashtu arriti në 18 fitore në ndeshjet e Botërorit, më shumë se çdo futbollist tjetër në histori.

Argjentinasi ka grumbulluar deri tani 2,489 minuta në fushë në fazat finale të Kampionatit Botëror. Rrugëtimi i tij në këtë kompeticion nisi në vitin 2006, kur debutoi në moshën 18-vjeçare.





Lajmet e fundit nga