web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Portugalia me goleadë, Ronaldo shënon dopietë

23 Qershor 2026, 19:10, Sport CNA

Portugalia me goleadë, Ronaldo shënon dopietë

Kombëtarja e Portugalisë përballet me Uzbekistanin në ndeshjen e dytë të Grupit K në Kupën e Botës, në një sfidë ku asnjëra prej skuadrave nuk e lejon më luksin e një hapi fals.

Skuadra luzitane vjen në këtë takim pas një barazimi mjaft surprizë 1-1 kundër Kongos në ndeshjen hapëse, rezultat ky që detyron portugezët të kërkojnë me çdo kusht tri pikët e para. Nga ana tjetër, Uzbekistani do të provojë të ringrihet pas disfatës së pësuar në takimin e parë ndaj Kolumbisë.


PORTUGALI-UZBEKISTAN 5-0


KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida. 

87′- GOOOOOOL PORTUGALIA 5-0. “Luzitanët” pa mëshirë, shënojnë edhe të pestin. Leao shfrytëzon mjaft mirë një pasim nga e djathta duke çuar topin në trekëndëshin e portës.

60′- GOOOOOOL PORTUGALIA 4-0. Krosim perfekt nga goditja këndit, topi mbetet në zonë dhe është autogol i portierit të Uzbekistanit.

52′- Tenton Uzbekistani të shënojë. Sulmuesi i Uzbekistanit godet fort nga distanca por topi pritet pa problem nga portieri.

45′- Fillon pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

39′- GOOOOOOOOL PORTUGALIA 3-0. Ronaldo është i pandalshëm. Bruno Fernandes asiston për CR7 i cili përballë portierit nuk gabon duke ndalur topin në rrjetë.

29′- Uzbekistani ngushton diferencën por gëzimi zgjat vetëm për pak çaste. Sulmuesi i Uzbekistanit shënon një supergol por arbitri anullon golin për faull pas rishikimit në VAR.

17′- GOOOOOOOL PORTUGALIA 2-0. Nuno Mendes shënon supergol nga goditja e dënimit. U kujtua se do godiste Rolando, por mbrojtësi i surprizoi të gjithë.

7’- GOOOOL PORTUGALIA 1-0! Vjen goli i parë i Cristiano Ronaldos. Sulmuesi shfrytëzon një krosim në zonë dhe e ndal topin në rrjetë.

4′- Rast mjaft i mirë për Ronaldon. CR7 nuk arrin të devijojë topin e krosuar nga e majta.

Starton sfida.





Lajmet e fundit nga