web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Interi kishte arritur akordin, Chelsea i rrëmben objektivin në merkato

24 Qershor 2026, 21:25, Sport CNA

Interi kishte arritur akordin, Chelsea i rrëmben objektivin në merkato

Marco Palestra duket shumë pranë transferimit te Chelsea, pavarësisht se fillimisht ishte konsideruar si një objektiv i Interit.

Klubi zikaltër kishte arritur një marrëveshje paraprake me lojtarin mbi bazën e një kontrate prej 3 milionë eurosh në sezon. Megjithatë, Chelsea ndërhyri në negociata me një ofertë më të lartë dhe ndryshoi rrjedhën e operacionit.

Londinezët i kanë propozuar mbrojtësit të lindur në vitin 2005 një kontratë gjashtëvjeçare me 5 milionë euro neto në sezon, plus bonuse. Ndërkohë, Atalanta ka pranuar ofertën e Chelsea-t prej 55 milionë eurosh plus bonuse dhe 10% nga një shitje e ardhshme.

Pritet vetëm finalizimi i marrëveshjes mes klubit anglez dhe përfaqësuesve të lojtarit. Pas nënshkrimit të dokumenteve, Palestra do të udhëtojë drejt Londrës për procedurat zyrtare.





Lajmet e fundit nga