web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U anuluan 3 gola, një tjetër kombëtare siguron kualifikimin

24 Qershor 2026, 14:23, Sport CNA

U anuluan 3 gola, një tjetër kombëtare siguron kualifikimin

Kombëtarja e Kolumbisë ka siguruar një vend në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, pasi mposhti Kongon me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin K, të zhvilluar në "Estadio Guadalajara".

Ndeshja nisi me një ritëm të lartë dhe me raste nga të dyja kampet, ku portieri i Kongos, Lionel Mpasi, u shndërrua në një makth për sulmuesit kolumbianë, duke ndalur disa herë Luis Díaz-in.

"Los Cafeteros" iu anuluan gjithashtu tre gola gjatë gjithë takimit për pozicion jashtë loje dhe faull.

Megjithatë, dominimi i skuadrës së Nestor Lorenzo-s u shpërblye në minutën e 76-të, kur mbrojtësi i Crystal Palace, Daniel Munoz, gjeti rrugën e rrjetës duke shënuar golin e tij të dytë në këtë turne.

Me këtë fitore, Kolumbia merr kryesimin e Grupit K me 6 pikë të plota, dy më shumë se Portugalia.





Lajmet e fundit nga