web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FIFA mendon ndryshimin e rregullores në Botëror

24 Qershor 2026, 22:14, Sport CNA

FIFA mendon ndryshimin e rregullores në Botëror

FIFA po shqyrton një ndryshim të rëndësishëm në procedurën e gjuajtjeve të penalltive për fazën me eliminim të Kupës së Botës.

Institucioni më i lartë i futbollit ka nisur diskutimet me IFAB-in, me synimin për ta bërë sistemin më të drejtë për skuadrat pjesëmarrëse. Sipas një studimi akademik të vitit 2023, ekipi që gjuan i pari penalltitë ka rreth 22% më shumë mundësi për të fituar serinë.

Aktualisht zhvillohen dy hedhje monedhash, njëra për të përcaktuar portën dhe tjetra për të vendosur se cila skuadër do të gjuajë e para. FIFA vlerëson se ky sistem mund të krijojë avantazh të panevojshëm për njërën skuadër. Propozimi i ri parashikon vetëm një hedhje monedhe, ku fituesi do të zgjedhë ose portën, ose rendin e ekzekutimit.

Skuadra tjetër do të marrë automatikisht opsionin e mbetur. Vendimi përfundimtar pritet të merret përpara nisjes së fazës eliminatore, e cila fillon pas datës 28 qershor.





Lajmet e fundit nga