web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Turqia ankohet në FIFA, kërkon përsëritjen e ndeshjes

25 Qershor 2026, 10:39, Sport CNA

Turqia ankohet në FIFA, kërkon përsëritjen e ndeshjes

Federata Turke e Futbollit i ka kërkuar FIFA-s të përsëritet ndeshja e humbur ndaj Paraguajit, e cila i kushtoi asaj eliminimin e parakohshëm nga Kupa e Botës.

Kjo prapaskenë e bujshme është zbuluar nga e përditshmja italiane "La Gazzetta dello Sport". Arsyeja e kësaj proteste të pazakontë lidhet me vendimin e arbitrit të takimit, Ivan Barton, i cili nuk ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë lojtarin paraguajan, Matias Galarza.

Sipas Turqisë, Galarza duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq pasi gjeti dhe vendosi në dorë orën e humbur të arbitrit gjatë një momenti tensioni në fushë, përpara se t'ia kthente atë sërish pas bilbilit, veprim për të cilin arbitri e "fali" pa e ndëshkuar.

Megjithatë, FIFA e ka hedhur menjëherë poshtë ankesën e Turqisë, duke refuzuar kërkesën për riluajtjen e ndeshjes.





Lajmet e fundit nga