web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U largua nga Shqipëria, mbrojtësi zgjedh rikthimin

25 Qershor 2026, 18:15, Sport CNA

U largua nga Shqipëria, mbrojtësi zgjedh rikthimin

Mbrojtësi Adrian Bajrami, ka bërë një kthesë të papritur në merkato, duke vendosur të rikthehet sërish në kampionatin portugez për t'u bashkuar me skuadrën e Bragës.

Edhe pse marrëveshja me Luzernën ishte mbyllur plotësisht, 24-vjeçari ndryshoi mendje në momentet e fundit, duke bërë që hapat e radhës të jenë testet mjekësore dhe prezantimi zyrtar në Portugali.

Bajrami kishte ende dy vite kontratë të mbetura, teksa zviceranët e Luzernës patën paguar 900 mijë euro për kartonin e tij në janar.

Për mbrojtësin ky është një rikthim në tokën luzitane ku më parë u aktivizua me Benficën.

Kjo lëvizje vjen pasi lojtari mbeti jashtë listës së Zvicrës për Botërorin 2026, si dhe pas debateve që shkaktoi vendimi i tij për të lënë kombëtaren e Shqipërisë.

Te Braga ai do të ketë mundësinë të luajë edhe në kualifikueset e Ligës së Konferencës.





Lajmet e fundit nga