web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gimenez drejt largimit, alternativat për sulmin e Milanit

25 Qershor 2026, 20:14, Sport CNA

Gimenez drejt largimit, alternativat për sulmin e Milanit

Milani po përgatitet për një tjetër verë në kërkim të një sulmuesi qendre, ndërsa e ardhmja e Santiago Gimenez mbetet e pasigurt.

Sulmuesi meksikan nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Massimiliano Allegri, ndërsa as Ruben Amorim nuk e konsideron prioritet për projektin e tij. Mes emrave që po qarkullojnë për repartin ofensiv janë Gonçalo Ramos i PSG-së dhe Nicolas Jackson, i cili është rikthyer te Chelsea pas huazimit te Bayern Munich. Gimenez, i transferuar në Milano në shkurt të vitit 2025, nuk ka arritur të gjejë vazhdimësi për shkak të dëmtimeve dhe formës së paqëndrueshme.

Në sezonin e fundit ai regjistroi 18 paraqitje në Serie A pa shënuar asnjë gol. Milani synon të arkëtojë të paktën 20 milionë euro nga shitja e tij për të shmangur humbje financiare në bilanc.

Aktivizimi i kufizuar i lojtarit në Kupën e Botës, me vetëm 37 minuta në fazën e grupeve, nuk ka ndihmuar në rritjen e vlerës së tij në treg. Drejtuesit kuqezi mbeten në pritje të ofertave konkrete për të vendosur mbi të ardhmen e sulmuesit meksikan.





Lajmet e fundit nga