web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Festojnë të gjithë! Ekuadori mposht Gjermaninë me përmbysje, kalojnë 3 ekipe

26 Qershor 2026, 00:01, Sport CNA

Festojnë të gjithë! Ekuadori mposht Gjermaninë me

Grupi E është mbyllur me surpriza në Botëror, ku Ekuadori ka mposhtur Gjermaninë me përmbysje 2-1.

Ndeshja nisi mirë për "Pancerat", të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 2-të me anë të Leroy Sané, por Ekuadori u përgjigj shpejt me një supergol të Angulos në minutën e 9-të.

Në pjesën e dytë, Gonzalo Plata (77') vulosi fitoren historike për ekuadorianët. Pavarësisht kësaj disfate, Gjermania kualifikohet si kryesuese e grupit me 6 pikë, po aq sa Bregu i Fildishtë që siguroi vendin e dytë falë fitores 2-0 ndaj Kurasaos me dopietën e Nicolas Pépé.

Ky triumf rezultoi i artë edhe për Ekuadorin, i cili me 4 pikë preku kualifikimin si një nga vendet e treta më të mira.





Lajmet e fundit nga