web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga kritikat në yll të Botërorit, sulmuesi i blerë nga Bayern i mahnit të gjithë

25 Qershor 2026, 23:10, Sport CNA

Nga kritikat në yll të Botërorit, sulmuesi i blerë nga

Ismael Saibari është kthyer në një nga protagonistët e Kupës së Botës dhe aktualisht është në garë për Këpucën e Artë.

Pak muaj më parë ai ishte në qendër të kritikave pas një incidenti në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës mes Marokut dhe Senegalit, ku u filmua duke tentuar t’i merrte peshqirin portierit Edouard Mendy.

Më pas, futbollisti maroken kërkoi falje personalisht në hotelin e kombëtares së Senegalit, duke mbyllur episodin. Në Kupën e Botës, 25-vjeçari ka shënuar në të tre ndeshjet e fazës së grupeve, kundër Brazilit, Skocisë dhe Haitit.

Goli ndaj Skocisë erdhi pas vetëm 70 sekondash lojë, duke u bërë goli më i shpejtë i turneut deri në atë moment dhe më i shpejti i Marokut në historinë e Botërorëve. Me tre gola në tre ndeshje, Saibari është lojtari i parë maroken që realizon në secilën nga tre ndeshjet e para të një Botërori.

Forma e tij e mirë është shpërblyer edhe në nivel klubesh, pasi ai ka siguruar një transferim prej 55 milionë eurosh te Bayern Munich me kontratë deri në vitin 2031.





Lajmet e fundit nga