web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Franca fiton me goleadë, tripletë nga Dembele

26 Qershor 2026, 23:10, Sport CNA

Franca fiton me goleadë, tripletë nga Dembele

Kombëtarja e Francës ka mbyllur fazën e grupeve në Kupën e Botës 2026 me pikë të plota, pasi ka shkatërruar Norvegjinë me rezultatin e thellë 4-1 në "Gillette Stadium".

Ndeshja u dominua nga shfaqja fantastike e Ousmane Dembele, i cili shënoi një tripletë të brenda pjesës së parë (7', 20', 32'), dy prej të cilëve pas asisteve të Kylian Mbappe.

Norvegjia u përpoq të qëndronte në lojë me golin e shpejtë të Aasgaard (21') dhe pati shansin të rihapte sfidën në pjesën e dytë, por Larsen gaboi nga pika e bardhë në minutën e 50-të përballë Mike Maignan.

Në minutat shtesë, talenti Desire Doue  vulosi shifrat në 4-1. Pavarësisht humbjes, Norvegjia kualifikohet si e dyta me 6 pikë.

Në takimin tjetër të Grupit I, Senegali shkatërroi Irakun 5-0, por pa mundur të sigurojë kalimin më tej.





Lajmet e fundit nga