web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pritet largimi nga Juvja, mbrojtësi drejt rivalëve në Serinë A

26 Qershor 2026, 12:58, Sport CNA

Pritet largimi nga Juvja, mbrojtësi drejt rivalëve në Serinë

E ardhmja e Federico Gatti-t te Juventus-i duket gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa mbrojtësi italian po lidhet me një kalim të mundshëm te Napoli.

Gatti ka qenë një nga lojtarët që ka pasur mbështetjen e Massimiliano Allegri-t, trajnerit që i dha debutimin në Serie A në sezonin 2022/23. Po nën drejtimin e Allegri-t, ai realizoi edhe golin e parë në elitën e futbollit italian në derbin e 7 tetorit 2023, festë që u konfirmua pas më shumë se tre minutash verifikim nga VAR-i.

Situata e tij ndryshoi gjatë periudhës së Thiago Mottës, kur nga kapiten në javët e para u kthye në një alternativë të stolit. Marrëdhënia me Igor Tudor ka qenë më pozitive, por pozicioni i tij në skuadër nuk konsiderohet më i paprekshëm.

Për këtë arsye, Juventus-i e ka futur në listën e lojtarëve në shitje dhe një ofertë prej rreth 20 milionë eurosh mund të mjaftojë për të hapur rrugën e largimit drejt Napoli-t.





Lajmet e fundit nga