web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anglia fiton dhe kualifikohet si kryesuese, Kroacia ia del mes spektaklit

28 Qershor 2026, 01:04, Sport CNA

Anglia fiton dhe kualifikohet si kryesuese, Kroacia ia del mes spektaklit

Grupi L në Botëror ka dhënë verdiktet, me Anglinë që kualifikohet si kryesuese, e ndjekur nga Kroacia, ndërsa Gana shpreson nga vendi i tretë.

Kombëtarja e “Tre Luanëve” është rikthyer te fitorja duke mposhtur Panamanë 2-0 në pjesën e dytë, falë golave nga Jude Bellingham (62') dhe Harry Kane (67'), rezultat që i ngjit "Tre Luanët" në krye me 7 pikë.

Në takimin tjetër, Kroacia mori një triumf të artë 2-1 ndaj Ganës. Sucic kaloi ballkanasit përpara (31'), dhe ndonëse ganezët barazuan përkohësisht me Luckassen (73'), Nikola Vlasic me një goditje me kokë në minutën e 83-të vulosi vendin e dytë për Kroacinë.

Gana, pavarësisht humbjes, mbyll grupin me 4 pikë dhe pritet të kalojë tutje si një nga vendet e treta më të mira.





Lajmet e fundit nga