E bujshme/ Klubi i Superiores zgjedh Qatip Osmanin për stolin
Klubi i Laçit është gati të nisë një epokë të re pas rikth...

Përmirësimi dhe zhvillimi i infrastrukturës sportive në të gjithë Shqipërinë vijon të mbetet një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në këtë kuadër, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u njoh me kërkesën e paraqitur nga KF Laçi për mbështetje në realizimin e një projekti të rëndësishëm infrastrukturor që synon krijimin e një kompleksi modern sportiv në qytetin e Laçit.
Projekti parashikon ndërtimin e një qendre bashkëkohore futbolli, e cila do të përfshijë disa fusha futbolli, ambiente shërbimi dhe mbështetëse, dhoma zhveshjeje për ekipet dhe stafet teknike, zyra administrative, si edhe struktura akomoduese për sportistët.
Kompleksi synohet të shërbejë jo vetëm për nevojat e KF Laçit, por edhe si një qendër rajonale futbolli për të gjithë zonën veriore të vendit. Ai do të krijojë kushte moderne për zhvillimin e ekipeve të moshave, ekipeve elitare, organizimin e grumbullimeve, turneve dhe aktiviteteve të ndryshme sportive në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
FSHF e konsideron këtë projekt një investim strategjik me ndikim afatgjatë për zhvillimin e futbollit dhe komunitetit lokal. Përveç përmirësimit të infrastrukturës sportive, realizimi i tij do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve stërvitore, krijimin e hapësirave moderne për edukimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj, si dhe në forcimin e rolit të futbollit si faktor zhvillimi për komunitetin.
Për realizimin e këtij investimi është propozuar një model bashkëpunimi ndërinstitucional, ku kontributet do të ndahen mes KF Laçit, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Kurbin. Në këtë drejtim, klubi i është drejtuar të gjitha palëve me kërkesë për mbështetje, duke synuar që projekti të materializohet nëpërmjet një partneriteti që i shërben interesit publik dhe zhvillimit të sportit në rajon.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vlerësoi rëndësinë e veçantë të këtij investimi dhe mbështeti në parim vijimin e procedurave për realizimin e projektit, duke e konsideruar atë një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e futbollit në Laç dhe në të gjithë zonën përreth.
Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e angazhuar për të vijuar investimet në infrastrukturë në çdo rajon të vendit, me bindjen se zhvillimi i futbollit nis nga krijimi i kushteve moderne për stërvitje, edukim dhe rritjen e brezave të rinj të futbollistëve.
Në këtë kuadër, bashkëpunimi i të gjitha institucioneve dhe aktorëve lokalë mbetet thelbësor për të kthyer projekte të tilla në realitete konkrete në shërbim të komunitetit dhe sportit shqiptar.
Klubi i Laçit është gati të nisë një epokë të re pas rikth...
Konfederata Braziliane e Futbollit i ka paraqitur një anke...
Kualifikimi i Spanjës si kryesuese e Grupit H në Kupën e B...
Në Grupin G janë dhënë verdiktet përfundimtare për ekipet ...
Grupi H ka dhënë verdiktet pëefundimtare në Kupën e Botës....
Kombëtarja e Francës ka mbyllur fazën e grupeve në Kupën e...
E ardhmja e Federico Gatti-t te Juventus-i duket gjithnjë ...
Stale Solbakken është një nga personazhet më të veçantë të...
Raundi i tretë në Kupën e Botës ka sjellë një festë të tre...
Grupi E është mbyllur me surpriza në Botëror, ku Ekuadori ...
Ismael Saibari është kthyer në një nga protagonistët e Kup...
Kristjan Asllani po përballet me një verë të rëndësishme p...
Mbyllja e fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026 po dhuron...
Mbyllja e fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026 po dhuron...
Milani po përgatitet për një tjetër verë në kërkim të një ...
Mbrojtësi Adrian Bajrami, ka bërë një kthesë të papritur n...
Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka marrë një vendim drasti...
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, në mbledhjen ...
Portieri legjendar Guillermo Ochoa, luajti ndeshjen e fund...
Christian Pulisic ndodhet përballë një vendimi të rëndësis...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...