web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Seria e ndeshjeve pa humbje, Spanja vendos rekord botëror

27 Qershor 2026, 22:45, Sport CNA

Seria e ndeshjeve pa humbje, Spanja vendos rekord botëror

Spanja ka vendosur një rekord të ri botëror, duke arritur serinë më të gjatë pa humbje në ndeshjet zyrtare.

Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente e arriti këtë rekord pas fitores 1-0 ndaj Uruguait në raundin e tretë të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026. Me këtë sukses, “La Roja” ka shkuar në 34 ndeshje radhazi pa humbje.

Gjatë kësaj periudhe, spanjollët kanë regjistruar 27 fitore dhe 7 barazime. Humbja e fundit në një ndeshje zyrtare daton në mars të vitit 2023, kur Spanja u mposht 2-0 nga Skocia në eliminatoret e Euro 2024.

Me këtë seri, Spanja ka lënë pas Brazilin, i cili mbante rekordin e mëparshëm mes viteve 1993 dhe 1998. Në këtë statistikë nuk përfshihen ndeshjet miqësore dhe as humbjet pas goditjeve të penalltive.





Lajmet e fundit nga