web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një lojtar i Spanjës mbyll Botërorin, dy të tjerë në rrezik

28 Qershor 2026, 07:09, Sport CNA

Një lojtar i Spanjës mbyll Botërorin, dy të tjerë

Spanja ka marrë një lajm negativ pas ndeshjes së fituar 1-0 ndaj Uruguait në raundin e tretë të fazës së grupeve të Kupës së Botës.

Mesfushori ofensiv Yeremy Pino ka pësuar një frakturë të klavikulës dhe pritet të humbasë pjesën e mbetur të turneut. Futbollisti i Crystal Palace u aktivizua si zëvendësues, por pësoi një dëmtim pas një rënieje gjatë ndeshjes.

Pas takimit, ai u pa duke lënë stadiumin me krahun e lidhur. Problemet për Spanjën nuk mbarojnë me kaq, pasi edhe Nico Williams ka pësuar një dëmtim muskulor që vë në dyshim vazhdimësinë e tij në Botëror.

Gjithashtu, Victor Munoz vazhdon të ketë shqetësime fizike. Kjo situatë i kufizon alternativat e trajnerit Luis de la Fuente në repartin ofensiv, veçanërisht në krahun e majtë.

Spanja do të presë vlerësimet përfundimtare mjekësore për të kuptuar gjendjen e lojtarëve të dëmtuar për fazën eliminatore.





Lajmet e fundit nga