web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lionel Messi i pandalshëm, vendos një tjetër rekord në Botëror

28 Qershor 2026, 16:51, Sport CNA

Lionel Messi i pandalshëm, vendos një tjetër rekord në


Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, vazhdon me rekordet në historinë e Kampionateve Botërore, duke u konfirmuar si futbollisti që ka shënuar ndaj numrit më të madh të kombëtare.

Ky moment erdhi pas golave të realizuar në ndeshjet e fundit të Grupit J, ku sulmuesi argjentinas gjeti rrugën e rrjetës në përballjet ndaj Algjerisë dhe Jordanisë. Me këto dy realizime, numri total i vendeve ndaj të cilave ka shënuar Messi në fazat finale të këtij turneu ka arritur në 13 shtete të ndryshme.

Kjo arritje e pozicionon Messin përpara disa prej emrave më të rëndësishëm në historinë e futbollit botëror që kanë lënë gjurmë në këtë kompeticion.

Pas tij në këtë renditje specifike renditen ish-sulmuesi gjerman Jurgen Klisman, braziliani Ronaldo Nazario de Lima, si dhe Miroslav Klose. Secili prej këtyre tre ish-futbollistëve ka arritur të shënojë ndaj 10 kombëtareve të ndryshme gjatë karrierës së tyre në fazat finale, duke mbetur tashmë pas rekordit të ri të vendosur nga argjentinasi.

Statistikat tregojnë se lista e skuadrave ndaj të cilave ka shënuar Medi përfshin kundërshtarë nga pothuajse të gjitha konfederatat e futbollit përgjatë gjashtë edicioneve ku ai ka marrë pjesë.

Në Europë, ai ka shënuar ndaj Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës, Holandës, Kroacisë dhe Francës. Në kontinentin afrikan, golat e tij janë regjistruar kundër Nigerisë dhe Algjerisë, ndërsa në Azi viktimat e tij kanë qenë Irani, Arabia Saudite, Australia dhe Jordania. Kësaj liste i shtohet edhe Meksika nga zona e Amerikës së Veriut dhe Qendrore.

 


Ky rekord i fundit plotëson të dhënat e tij në skenën ndërkombëtare, ku Mesi mban gjithashtu statusin zyrtar si golashënuesi më i mirë në të gjithë historinë e Kupës së Botës me një total prej 19 golash të shënuar.

Vazhdimësia e tij në fazën e grupeve të këtij edicioni konfirmon peshën e tij në manovrën ofanzive të skuadrës së drejtuar nga Lionel Skaloni.





Lajmet e fundit nga