web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rruga drejt trofeut/ Projektohen Gjermani-Francë dhe Portugali-Spanjë

28 Qershor 2026, 13:08, Sport CNA

Rruga drejt trofeut/ Projektohen Gjermani-Francë dhe Portugali-Spanjë


Kampionati Botëror ka hyrë zyrtarisht në fazën e eliminimit direkt, duke zbardhur skemën e plotë të përballjeve nga raundi i 1/16-ave e deri te finalja e madhe e 19 korrikut.

Sfidat nisin këtë të dielë me duelin mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë, për të vijuar me një kalendar të ngjeshur ditor.

Sipas strukturës së shortit, skuadrat janë ndarë në rrugë specifike, çka përcakton që tani projektimin e përplasjeve të mundshme në raundet pasardhëse.

Rruga drejt trofeut/ Projektohen Gjermani-Francë dhe Portugali-Spanjë

Kampionia në fuqi, Argjentina, pozicionohet në një rrugë që në letër vlerësohet e lehtë deri në fazën çerekfinale. Albicelestët do ta nisin rrugëtimin e tyre më 4 korrik kundër Kepit të Gjelbër, dhe në rast kualifikimi do të gjejnë fituesin e çiftit Australi-Egjipt. Ndërkohë, raundi i 1/16-ave do të dhurojë menjëherë dy përballje me rivalitet të lartë: ajo mes Holandës dhe Marokut më 30 qershor, si dhe dueli europian mes Portugalisë dhe Kroacisë më 3 korrik.

Nëse skuadrat favorite kalojnë pengesat e para, faza e 1/8-ave, e cila luhet nga data 4 deri më 7 korrik, pritet të prodhojë përplasje të mëdha kombëtaresh. Sipas skemës së ndeshjeve, fituesi i çiftit Gjermani-Paraguaj do të përballet direkt me fituesin e duelit Francë-Suedi, duke sjellë mundësinë e një sfide mes gjermanëve dhe francezëve.

Po ashtu, në të njëjtin raund është projektuar edhe përballja mes Spanjës dhe Portugalisë, me kusht që të dyja skuadrat të kalojnë përkatësisht Austrinë dhe Kroacinë.

Faza çerekfinale do të zhvillohet përgjatë datave 9 deri 12 korrik, ndërsa dy skuadrat finaliste do të përcaktohen nga ndeshjet gjysmëfinale të datave 14 dhe 15 korrik.





Lajmet e fundit nga