web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eliminimi nga Botërori, Federata dënon lojtarët e Uruguait

28 Qershor 2026, 21:27, Sport CNA

Eliminimi nga Botërori, Federata dënon lojtarët e Uruguait

Uruguai e mbylli në mënyrë zhgënjyese Kupën e Botës, duke u eliminuar në fazën e grupeve pa arritur të fitojë asnjë ndeshje.

Skuadra e Marcelo Bielsës regjistroi dy barazime dhe një humbje, ndërsa ndeshja e fundit ndaj Spanjës rezultoi vendimtare për fatin e saj.

Para ndeshjes së fundit kishte raportime për pakënaqësi të disa futbollistëve ndaj metodave të punës së Marcelo Bielsës. Pas eliminimit, Federata Uruguaiane e Futbollit anuloi fluturimin privat të planifikuar për kthimin e skuadrës në Montevideo, si dënim për lojtarët. Futbollistët u detyruan të udhëtojnë privatisht për tu bashkuar me familjet e tyre.

Uruguai e mbylli grupin me vetëm dy pikë dhe përfundoi pas skuadrave si Skocia, Koreja e Jugut dhe Irani në renditjen e ekipeve të vendit të tretë.





Lajmet e fundit nga