web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Interi njofton katër largime

30 Qershor 2026, 19:18, Sport CNA

ZYRTARE/ Interi njofton katër largime

Interi ka konfirmuar largimin e katër futbollistëve, Yann Sommer, Francesco Acerbi, Stefan de Vrij dhe Matteo Darmian, pasi kontratat e tyre kanë përfunduar.

Sommer largohet pas tre sezonesh në Milano, ku zhvilloi 100 ndeshje në Serie A dhe 139 në të gjitha kompeticionet. Portieri zviceran fitoi dy tituj kampionë, një Kupë Italie dhe një Superkupë Italie, ndërsa luajti edhe në finalen e Ligës së Kampionëve 2024/25.

Acerbi mbyll aventurën e nisur në vitin 2022 me 101 paraqitje në Serie A dhe 148 në total. Mbrojtësi italian fitoi dy kampionate, dy Kupa Italie dhe dy Superkupa, si dhe luajti në dy finale të Ligës së Kampionëve.

Matteo Darmian largohet pas gjashtë sezonesh me 150 ndeshje në Serie A dhe 218 në të gjitha garat, duke fituar tre tituj kampionë.

Ndërkohë, Stefan de Vrij nuk rinovoi kontratën dhe do të vazhdojë karrierën te Panathinaikos në Greqi.





Lajmet e fundit nga