web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizje e bujshme, sulmuesi shqiptar arrin akordin me klubin e Serisë A

30 Qershor 2026, 11:14, Sport CNA

Lëvizje e bujshme, sulmuesi shqiptar arrin akordin me klubin e Serisë

Albion Rrahmani është shumë pranë transferimit te Venezia në këtë merkato verore.

Klubi italian ka arritur akordin me sulmuesin shqiptar të Kosovës dhe tashmë po punon për të finalizuar detajet e fundit me Sparta Pragën.

Sipas raportimeve, operacioni mund të mbyllet brenda 48 orëve të ardhshme. Vlera e transferimit pritet të jetë rreth 7 milionë euro. Rrahmani konsiderohet si përforcimi i parë ofensiv për skuadrën e drejtuar nga Giovanni Stroppa.

Sulmuesi i lindur në vitin 2000 u bë i njohur fillimisht me Ballkanin në Kosovë, përpara se të transferohej te Rapid Bukureshti. Më pas ai vijoi karrierën te Sparta Praga, ku konfirmoi potencialin e tij në nivel ndërkombëtar.

Nëse marrëveshja mbyllet me sukses, Rrahmani pritet të ketë një rol të rëndësishëm në repartin sulmues të Venezia-s për sezonin e ri.





Lajmet e fundit nga