web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eliminim i hidhur, Gjermania largohet nga Botërori. Paraguai bën surprizën e madhe

30 Qershor 2026, 01:39, Sport CNA

Eliminim i hidhur, Gjermania largohet nga Botërori. Paraguai bën

Gjermania është eliminuar nga Botërori. Paraguai bëri surprizën e madhe, duke u kualifikuar në fazën e 1/8-ve pas penalltive.

Koha e rregullt dhe pjesët shtesë të takimit të zhvilluar në Boston u mbyllën në barazim 1-1, duke bërë që fituesi të përcaktohej përmes 11-metërshave.

Në serinë e gjuajtjeve, portieri paraguaian Gill u bë protagonist duke pritur goditjet e Nick Woltemade dhe Kai Havertz.

Për gjermanët shënuan Joshua Kimmich, Jamal Musiala dhe Nadiem Amiri, ndërsa Jonathan Tah gjuajti mbi portë.

Në krahun tjetër, lojtarët e Paraguait u treguan më të saktë, duke konkretizuar tri goditje vendimtare në fund me anë të Gomez, Mauricio dhe Canale.





Lajmet e fundit nga