web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermania eliminohet nga Botërori, Paraguai kualifikohet pas penalltive

29 Qershor 2026, 22:37, Sport CNA

Gjermania eliminohet nga Botërori, Paraguai kualifikohet pas penalltive

Kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Paraguait do të përballen në Boston në kuadër të fazës me eliminim direkt të Kupës së Botës.

Përfaqësuesja gjermane rikthehet në këtë fazë të turneut për herë të parë që nga viti 2014. Edhe pse pësuan një humbje në ndeshjen e fundit të grupit përballë Ekuadorit, gjermanët arritën të mbyllnin fazën e parë si liderë të grupit të tyre.

Në krahun tjetër, Paraguai siguroi kualifikimin pas një barazimi pa gola në sfidën me Australinë. Skuadra amerikano-latine po përballet me një ngërç në repartin ofensiv, duke mos shënuar asnjë gol në pesë ndeshjet e fundit me eliminim direkt në historinë e tyre në Kupën e Botës.


GJERMANIA-PARAGUAI 1-1 (3-4)


KOMENTI LIVE

Canale shënon dhe kualifikon Paraguain. Eliminohet Gjermania. 

Nuk shfrytëzon Gjermania, Tah gjuan mbi portë. 

Neuer mban në lojë Gjermaninë, pret gjuajtjen e Balbuena. 

Gjermania barazon rezultatin, shënon Amiri. 

E humb edhe Paraguai, Sanabria gjuan jashtë. 

Gjermania humb penalltinë e dytë, ndalet gjuajtja e Woltemade. 

Paraguai në avantazh, shënon Galarza. 

Barazon Gjermania, shënon Musiala. 

Paraguai merr avantazhin, shënon Gomez. 

Barazon Gjermania, Kimmich tregohet i saktë.

Paraguai merr avantazhin, Mauricio gjuan dhe shënon.

Gjermania nis penalltitë, gjuan Havertz, por pret portieri. 

Mbyllet pa fitues. Shkojnë te penalltitë.

120′- Akordohen 2 minuta shtesë.

119′- Në kërkim të golit Gjermania. Disa raste të mira. Por mbrojtja e Paraguajit largon çdo rrezik.

111′- Provon sërish Gjermania. Kimich kroson direkt në portë me portierin paraguajan që grushton me vështirësi.

105′- Nis pjesa e dytë e shtesës.

Mbyllet pjesa e parë e shtesës.

105′- Akordohen 4 minuta shtesë.

102′– Gjermania gjen golin e përmbysjes. Tah shfrytëzon mjaft mirë një krosim dhe godet saktë me kokë duke tundur rrjetën. Por arbitri e anulon golin për faull në sulm pas rishikimit në VAR.

97′- Provon sërish Gjermania. Krosimi nga e majta me topin që ngel në zonë. Woltemade provon me një kthesë por gjuajtja e sulmuesit devijohet nga mbrojtja.

93′- Gjermania në sulm. Provojnë goditjet njëri pas tjetri Woltemade dhe Kimich por gjuajtjet e tyre bllokohen nga mbrojtja.

Mbyllet pjesa e dytë, ndeshja shkon në shtesë.

90′- Akordohen 5 minuta shtesë.

78′- Gjermania pranë golit të përmbysjes. Krosim i rrezikshëm nga e majta dhe Havertz godet fort me kokë por gjuajtja grushtohet nga portieri.

74′- Rrezikon Gjermania. Krosim nga e djathta por topi devijohet rrezikshëm nga mbrojtja dhe përfundon në duart e portierit paraguajan. Rrezikohet autogoli.

69′- Gjermania kërkon golin e përmbysjes. Paraguaji mbrohet mirë dhe rrezikon portën e Neuer me kundërsulme.

54’- GOOOOL GJERMANIA 1-1! Pjesa e dytë nis në mënyrën më të mirë për panzerat, që barazojnë shifrat me Havertz. Sulmuesi shënon me kokë.

42’- GOOOOL PARAGUAI 0-1! Julio Enciso kalon na avantazh paraguaianët, duke shënuar me kokë, pas një krosimi të marrë në zonë.

31′- Vazhdon dominimin Gjermania. Provojnë të sulmojnë nga krahët por nuk çajnë dot mbrojtjen e Paraguajit.

20′- Qarkullim i dendur i topit nga Gjermania. “Panzerat” në gjysëmfushën kundërshtare, kërkojnë me ngulm golin e avantazhit.

13′- Provon Gjermania nga krahu i majtë me krosim, por topi devijohet në goditje nga këndi.

2’- Surprizojnë paraguaianët që e nisin në sulm dhe i afrohen golit, por Neuer ndal gjuajtjen.

Starton sfida. 





Lajmet e fundit nga