“Boshatiset” Interi, mbrojtësi titullar drejt Realit
Interi rrezikon të humbasë një tjetër lojtar të rëndësishë...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një takim me Kryetaren e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, ku në qendër të diskutimeve ishte zhvillimi i infrastrukturës sportive në qytetin e Laçit dhe forcimi i bashkëpunimit institucional në funksion të futbollit dhe komunitetit.
Gjatë takimit, palët ranë dakord për të bashkëpunuar në realizimin e projektit për ndërtimin e një kompleksi modern sportiv në Laç, një investim strategjik që do të realizohet në partneritet mes Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkisë Kurbin dhe Klubit të Futbollit Laçi.
Ky projekt përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në strategjinë e FSHF-së për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, duke krijuar kushte bashkëkohore për zhvillimin e futbollit dhe mbështetjen e brezave të rinj.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar mbështetjen për këtë projekt, ndërsa marrëveshja e bashkëpunimit mes tre palëve përcakton angazhimin e përbashkët për realizimin e një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore në rajonin e Kurbinit.
Kompleksi i ri sportiv do të ndërtohet sipas standardeve moderne dhe do të përfshijë dy fusha futbolli me bar artificial me përmasa standarde, një fushë me bar natyral me përmasa standarde, si edhe një fushë me përmasa të vogla, duke krijuar një qendër të plotë stërvitore dhe zhvillimi për futbollin.
Federata Shqiptare e Futbollit do të kontribuojë me 50% të vlerës totale të investimit, Bashkia Kurbin me 30%, ndërsa KF Laçi me 20%, ku përfshihet edhe vlera e truallit të siguruar nga klubi.
Investimi është planifikuar të realizohet në tre faza. Në fazën e parë, për të cilën FSHF, Bashkia Kurbin dhe KF Laçi kanë rënë dakord të kontribuojnë së bashku, do të ndërtohen fushat sportive, infrastruktura rrugore e kompleksit dhe rrethimi i tij. Në fazat pasuese do të ndërtohen tribuna, ambientet mbështetëse me dhomat e zhveshjes, si edhe godina e hotelit, duke kompletuar të gjithë kompleksin sipas projektit të parashikuar.
Kompleksi do të krijojë kushte moderne për zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet dhe do të shërbejë si një qendër e rëndësishme për aktivitetin e KF Laçit, akademive sportive, ekipeve kombëtare, si edhe për komunitetin e Bashkisë Kurbin. Njëkohësisht, investimi do të kontribuojë në rritjen e standardeve të infrastrukturës sportive dhe në krijimin e mundësive më të mira për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj.
Realizimi i këtij projekti konfirmon edhe një herë modelin e bashkëpunimit ndërmjet Federatës Shqiptare të Futbollit, pushtetit vendor dhe klubeve, si mënyra më efikase për të sjellë investime të qëndrueshme në shërbim të futbollit dhe komuniteteve lokale.
FSHF mbetet e angazhuar të vijojë investimet strategjike në infrastrukturën sportive në të gjithë Shqipërinë, me objektivin për të krijuar kushte sa më cilësore për zhvillimin e futbollit dhe për të lënë një trashëgimi të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.
Interi rrezikon të humbasë një tjetër lojtar të rëndësishë...
Juventusi vazhdon të kërkojë një portier të ri për të zëve...
Interi ka konfirmuar largimin e katër futbollistëve, Yann ...
Eliminimi i Holandës nga Maroku me penallti në Kupën e Bot...
Klubi i Milanit ka zyrtarizuar blerjen më të shtrenjtë në ...
Albion Rrahmani është shumë pranë transferimit te Venezia ...
Kombëtarja e Marokut ka siguruar kualifikimin për në raund...
Stephen Eustaquio u bë heroi i Kanadasë në Kupën e Botës 2...
Kylian Mbappe ndodhet shumë pranë një rekordi historik në ...
Gjermania është eliminuar nga Botërori. Paraguai bëri surp...
Kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Paraguait do të përballe...
Goli i shënuar nga Gabriel Martinelli në minutën e 96-të t...
Kombëtarja e Kepit të Gjelbër po përballet me një situatë ...
Kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Paraguait do të përballe...
Brazili ka siguruar një kualifikim dramatik për në fazën e...
Miroslav Koubek ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit ...
Kupa e Botës është futur në fazën vendimtare, ku Brazili d...
Kupa e Botës është futur në fazën vendimtare, ku në orën 1...
Një lajm i keq vjen nga mediat turke për sulmuesin e Kosov...
Kampionati Botëror po evidenton një numër të lartë lojtarë...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një fabrike e përpunimit të drurit në Elbasan është përfsh...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...