web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eliminimi nga Botërori, Nagelsmann i vendosur për të ardhmen

1 Korrik 2026, 07:45, Sport CNA

Eliminimi nga Botërori, Nagelsmann i vendosur për të ardhmen

Gjermania u eliminua në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës 2026 në fazën e 1/16-ve, pasi u mund nga Paraguaji pas penalltive.

Ndeshja përfundoi 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesë, ndërsa paraguajanët triumfuan me rezultatin 4-3 nga pika e bardhë.

Ky ishte eliminimi i parë i Gjermanisë në një seri penalltish në historinë e pjesëmarrjeve të saj në Botëror.

Pavarësisht eliminimit, trajneri Julian Nagelsmann deklaroi se dëshiron të vazhdojë në drejtimin e kombëtares. Ai theksoi se është i gatshëm të vijojë punën, nëse Federata Gjermane e Futbollit vazhdon t’i besojë projektit të tij.

Nagelsmann ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Megjithatë, pas këtij eliminimi, mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i federatës për të ardhmen e trajnerit.





Lajmet e fundit nga