web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Eliminimi nga Botërori, trajneri i njohur jep dorëheqjen

1 Korrik 2026, 00:19, Sport CNA

ZYRTARE/ Eliminimi nga Botërori, trajneri i njohur jep dorëheqjen

Ronald Koeman ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Holandës pas eliminimit në fazën e 1/16-ve të Kupës së Botës 2026.

Vendimi u bë publik një ditë pas humbjes me penallti ndaj Marokut. Trajneri holandez ishte kritikuar për ndryshimin e skemës nga 4-3-3 në 5-2-3 për ndeshjen eliminatore.

Holanda kishte siguruar dy fitore dhe një barazim në fazën e grupeve, por nuk arriti të vazhdonte më tej në turne. Koeman mbrojti zgjedhjet e tij taktike edhe pas ndeshjes, duke deklaruar se do të vepronte në të njëjtën mënyrë.

Në mesazhin e largimit ai mori përgjegjësinë për eliminimin dhe pranoi zhgënjimin për mbylljen e aventurës me kombëtaren në këtë mënyrë.

Me largimin e Koemanit, Federata Holandeze do të nisë kërkimet për trajnerin e ri.





Lajmet e fundit nga