web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anglia përmbys rezultatin dhe siguron kualifikimin

1 Korrik 2026, 18:05, Sport CNA

Anglia përmbys rezultatin dhe siguron kualifikimin

Kombëtarja e Anglisë përballet me Republikën Demokratike të Kongos në kuadër të fazës me eliminim direkt të Kupës së Botës.

Skuadra angleze synon të shfaqë një nivel më të lartë loje në krahasim me fazën e grupeve, periudhë të cilën e mbylli pa pësuar humbje, por me vështirësi ndaj rivalëve.

Në krahun tjetër, përfaqësuesja afrikane arrin për herë të parë në historinë e saj në këtë raund të turneut. Kongo siguroi kualifikimin pas disa rezultateve të papritura në grup, mes të cilave spikati barazimi përballë Portugalisë.


ANGLI-RD KONGO 2-1


KOMENTI 

Mbyllet sfida.

86’- GOOOOOL ANGLIA 2-1! Harry Kane i papërmbajtshëm. Sulmuesi shënon të dytin dhe përmbys rezultatin për anglezët.

75’- GOOOOOOL ANGLIA 1-1! Insistimi shpërblehet me gol. Harry Kane nuk fal në zonë dhe shënon me kokë.

63’- Kongo i afrohet golit të dytë. Mbuku gjuan me të majtën, por Anderson devijon me kokë një top që po shkonte në portë.

61’- Dy zëvendësime tek Anglia. Largohen Madueke dhe Rashford, për t’i lënë vendin Gordon dhe Saka.

53’- Shpëton me fat Kongo. Mpasi ndal në dy kohë një top që po i drejtohej portës pas devijimit.

45'- Luhet pjesa e dytë. 

Mbyllet pjesa e parë.

45+6′- Tjetër rast ideal pë Anglinë, por sërish Mpasi ndal topin dhe mban portën e paprekur.

47’- Mpasi ndal sërish Bellingham, pas gjuajtjes me kokë.

Akordohen 6 minuta shtesë.

44’- Pretendime për penallti tek Anglia, pasi Kane rrezohet në zonë pas një dueli me portierin. Arbitri vazhdon lojën.

42’- Shpëton me fat Anglia, Kongo ndalet nga shtylla. Wissa i shkon shumë afër golit të dytë për Kongon.

35’– E pabesueshme si shpëton Kongo. Rashford shfaqet përballe portës, por gjuajtja e tij ndalet nga një Wan Bissaka mbi vijën fatale.

Anglia përmbys rezultatin dhe siguron kualifikimin

30’- Mundësia më e mirë për Anglinë. Bellingham merr një top në zonë dhe provon me kokë, por gjen reagimin e shkëlqyer të portierit.

Anglia përmbys rezultatin dhe siguron kualifikimin

19’- Kartoni i parë i verdhë i sfidës. Ndëshkohet Bellingham pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë.

17’- Krosim i rrezikshëm nga Rashford në zonë, por del portieri Mpasi-Nzau dhe largon rrezikun.

13’- Anglia hidhet në sulm në kërkim të barazimit, por e ka të vështirë për të gjetur hapësira.  

7’- GOOOOOL KONGO 0-1! Vjen surpriza e madhe, me anglezët që ndëshkohen. Cipenga shënon pas një topi të marrë në zonë dhe ndez festën e afrikanëve.  

Starton sfida.





Lajmet e fundit nga