web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trajneri në telashe pas Botërorit, kritika nga presidenti dhe kërcënime me jetë

1 Korrik 2026, 20:56, Sport CNA

Trajneri në telashe pas Botërorit, kritika nga presidenti dhe

Eliminimi i Koresë së Jugut në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026 ka shkaktuar reagime të forta ndaj ish-trajnerit Hong Myung-bo.

Pas përfundimit të turneut, presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, kritikoi publikisht drejtimin e ekipit dhe kërkoi një analizë të plotë të dështimit.

Delegacioni koreano-jugor u kthye në vend gjatë natës për të shmangur protestat, por tifozët ishin të pranishëm në aeroport dhe shprehën pakënaqësinë e tyre. Situata u përshkallëzua edhe më tej pas kërcënimeve të shumta në rrjetet sociale ndaj trajnerit.

Një 41-vjeçar me banim në Shtetet e Bashkuara publikoi një mesazh kërcënues që detyroi autoritetet të rrisnin masat e sigurisë.

Vetë trajneri deklaroi se e kishte pranuar detyrën me ndjenjë përgjegjësie dhe se gjatë gjithë periudhës kishte vepruar duke menduar për interesin e futbollit koreano-jugor.





Lajmet e fundit nga