web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dopieta e Harry Kane kualifikon Anglinë, fitore me përmbysje

1 Korrik 2026, 20:02, Sport CNA

Dopieta e Harry Kane kualifikon Anglinë, fitore me përmbysje

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar kualifikimin për në fazën e 16 më të mirave të Kupës së Botës pas një fitoreje me përmbysje 2-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos.

Ndeshja nisi më mirë për përfaqësuesen afrikane, e cila kaloi në avantazh që në minutën e 7-të me anë të një goli të shënuar nga Cipenga. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndonëse kongolezët goditën edhe shtyllën, ndërsa tentativat e anglezëve u ndalën nga portieri kundërshtar.

Në fraksionin e dytë, sulmuesi Harry Kane përmbysi fatet e takimit duke shënuar dy herë, fillimisht për të barazuar në minutën e 75-të dhe më pas për të kaluar skuadrën e tij përpara në minutën e 86-të.

Ky rezultat eliminon Republikën Demokratike të Kongos nga kompeticioni dhe dërgon Anglinë në raundin tjetër. Në fazën e 1/8-ave, "Tre Luanët" do të luajnë përballë Meksikës, e cila më herët eliminoi Ekuadorin.





Lajmet e fundit nga