web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Skënderbeu prezanton trajnerin e ri

1 Korrik 2026, 22:46, Sport CNA

ZYRTARE/ Skënderbeu prezanton trajnerin e ri

Skënderbeu ka vendosur t’i besojë pankinën Julian Ahmatajt pas ngjitjes në Kategorinë Superiore.

Trajneri rikthehet kështu në krye të ekipit korçar për një mandat të dytë në karrierën e tij dhe është prezantuar nga drejtori sportiv Ardi Gjançi.

Ahmataj do të ketë si detyrë kryesore ndërtimin e skuadrës dhe menaxhimin e merkatos së verës për sezonin e ri.

Ky ndryshim në pankinë vjen pas mbylljes së bashkëpunimit me Ernest Gjokën. Skënderbeu siguroi ngjitjen në elitë pasi e mbylli sezonin në vendin e dytë në Kategorinë e Parë.

Tashmë korçarët synojnë të ndërtojnë një skuadër konkurruese për rikthimin në Superiore.

NJOFTIMI: 

Mirë se erdhe në shtëpi Julian Ahmataj.
Skënderbeu këtë sezon do të drejtohet nga trajneri Julian Ahmataj, i cili rikthehet edhe njëherë tjetër në Korçë, për të rikthyer Skënderbeu në krye të renditjes dhe për të bërë krenar një qytet të tërë.
Suksese





Lajmet e fundit nga