web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dramë dhe përmbysje e çmendur! Goli në minutën e 125-të kualifikon Belgjikën

2 Korrik 2026, 00:53, Sport CNA

Dramë dhe përmbysje e çmendur! Goli në minutën e

Kombëtarja e Belgjikës ka siguruar kalimin për në fazën e 16 më të mirave të Kupës së Botës pas një fitoreje të çmendur dhe me përmbysje 3-2 ndaj Senegalit.

Ndeshja u vendos në shtesa, pasi koha e rregullt e takimit u mbyll në barazim. Skuadra afrikane e mbylli pjesën e parë në avantazh me një gol të shënuar nga Diarra në minutën e 25-të, ndërsa Ismaila Sarr dyfishoi shifrat në minutën e 51-të.

Belgët arritën të reagonin në fundin e lojës, duke ngushtuar fillimisht diferencën me anë të Romelu Lukakut në minutën e 86-të dhe duke barazuar me Youri Tielemans në minutën e 89-të.

Mesfushori rezultoi vendimtar në fund të shtesave, ku fitoi një 11-metërsh dhe e ekzekutoi saktë atë për të përmbysur rezultatin.

Me këtë triumf, Belgjika kualifikohet në raundin e 1/8-ave, ku do të luajë kundër fituesit të çiftit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bosnjë-Hercegovinës.





Lajmet e fundit nga