web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spanja sfidon Austrinë, publikohen formacionet

2 Korrik 2026, 19:49, Sport CNA

Spanja sfidon Austrinë, publikohen formacionet

Kombëtarja e Spanjës do të fillojë sot rrugëtimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, ku do të përballë Austrinë në një takim të rëndësishëm për të dyja palët.

Për ekipin e drejtuar nga Luis de la Fuente, i cili mban edhe statusin e kampionit në fuqi të Europës, kjo ndeshje shërben si një provë  force për të konfirmuar statusin e pretendentes kryesore për trofeun.

Në krahun tjetër, Austria, nën udhëheqjen e teknikut Ralf Rangnick, ka treguar një rritje të në arenën ndërkombëtare duke u shndërruar në një kundërshtar të vështirë për t'u kaluar.

Pak minuta përpara fillimit të lojës, të dy trajnerët kanë zbuluar zyrtarisht formacionet e përzgjedhura për të zbritur në fushë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Spanja (4-2-3-1): Unai Simon; Pedro Porro, Pau Cubarsí, Aymeric Laporte, Marc Cucurella; Rodri, Pedri; Lamine Yamal, Dani Olmo, Alex Baena; Mikel Oyarzabal.

Austria (4-2-3-1): Alexander Schlager; Stefan Lainer, Stefan Posch, Kevin Danso, David Alaba; Xaver Schlager, Nicolas Seiwald; Romano Schmid, Marcel Sabitzer, Paul Wanner; Michael Gregoritsch.





Lajmet e fundit nga