web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA-ja humb sulmuesin kryesor, rregullorja e FIFA-s nuk lejon apelimin

3 Korrik 2026, 09:25, Sport CNA

SHBA-ja humb sulmuesin kryesor, rregullorja e FIFA-s nuk lejon apelimin

Shtetet e Bashkuara do të jenë pa Folarin Balogun në ndeshjen e 1/8-tës së finales së Kupës së Botës 2026 ndaj Belgjikës.

Sulmuesi amerikan u ndëshkua me karton të kuq në fitoren ndaj Bosnjë-Hercegovinës, pavarësisht se më herët kishte shënuar golin e avantazhit. Balogun u përjashtua në minutën e 64-t pasi gjyqtari Raphael Claus ndryshoi vendimin fillestar pas një rishikimi me VAR.

Fillimisht ishte akorduar vetëm goditje dënimi, por më pas ndërhyrja ndaj Tarik Muharemovic u vlerësua si faull i rëndë. Vendimi ka shkaktuar diskutime mes tifozëve dhe analistëve, të cilët e krahasuan rastin me episode të tjera të ngjashme gjatë turneut.

Megjithatë, rregulloret e FIFA-s parashikojnë automatikisht një ndeshje pezullim për çdo karton të kuq të drejtpërdrejtë. Për këtë arsye, SHBA-ja nuk ka mundësi të apelojë ndëshkimin.

Balogun do të jetë sërish i disponueshëm vetëm nëse amerikanët arrijnë të kualifikohen në çerekfinale.





Lajmet e fundit nga