web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spanja fiton pastër ndaj Austrisë

2 Korrik 2026, 20:59, Sport CNA

Spanja fiton pastër ndaj Austrisë

Kombëtarja e Spanjës fillon sot rrugëtimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, ku përballet me Austrinë në një takim të rëndësishëm për të dyja palët.

Për ekipin e drejtuar nga Luis de la Fuente, i cili mban edhe statusin e kampionit në fuqi të Europës, kjo ndeshje shërben si një provë  force për të konfirmuar statusin e pretendentes kryesore për trofeun.

Në krahun tjetër, Austria, nën udhëheqjen e teknikut Ralf Rangnick, ka treguar një rritje të në arenën ndërkombëtare duke u shndërruar në një kundërshtar të vështirë për t'u kaluar.


SPANJË-AUSTRI 3-0


KOMENTI LIVE

89’- GOOOOOL SPANJA 3-0! Vuloset fitorja e iberikëve. Oyarzabal i harruar në zonë, shfrytëzon një asist të Cucurella dhe kompleton dopietën personale.

66’- GOOOOOL SPANJA 2-0! Pedro Porro shënon me kokë, pas një krosimi të shkëlqyer të marrë në zonë nga Alex Baena. Iberikët i afrohen kualifikimit.

61’- Pranë barazimit Austria me Kaljdzic, i cili provon me kokë pas krosimit të Sabitzer, por topi shkon mbi portë.

58’- Provon Baena nga një distancë e largët, topi ndalet nga një prej mbrojtësve austriakë.

51’- Olmo kërkon të gjejë hapësirë për të gjuajtur nga jashtë zone, por mbyllet në momentin e fundit.  

45′- Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45+3’- Alex Baena i afrohet supergolit nga goditja e dënimit, por topi përplaset në tranversë. Yamal në vazhdim të aksionit ndalet nga portieri.

45’- Akordohen 4 minuta shtesë.

44’- Aksion i rrezikshëm nga Austria në të djathtë të sulmit, por topi në zonë nuk shfrytëzohet nga asnjë prej lojtarëve.

37’- GOOOOOL SPANJA 1-0! Zhbllokohet sfida nga Oyarzabal, i cili shfrytëzon një asist të marrë nga  Cucurella dhe e ndal topin në rrjetë.

33’- Mundësi e artë shënimi për Spanjën, Oyarzabal gjuan fort me të majtën, por Schlager me një pritje spektakolare e devijon në këndore.

29’- Marc Cucurella kalon në avantazh Spanjën, por goli anulohet nga arbitri për faull të Cubarsi ndaj portierit.

18’- Krosim i rrezikshëm nga Sabitzer, por Gregoritsch nuk arrin dot të gjuajë me kokë.

11’- Lamine Yamal rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti, por arbitri vazhdon lojën normalisht.

2’- Kërcënimi i parë i spanjollëve mban firmën e Lamine Yamal. Sulmuesi lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por shkon në duart e portierit.

Starton sfida. 





Lajmet e fundit nga