web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas te kombëtarja pas Botërorit, mesfushori nuk pranon grumbullim me trajnerin aktual

2 Korrik 2026, 20:31, Sport CNA

Plas te kombëtarja pas Botërorit, mesfushori nuk pranon grumbullim me

Senegali u eliminua nga Kupa e Botës 2026 në fazën e 1/16-ave pas humbjes 3-2 ndaj Belgjikës pas kohës shtesë.

Përfaqësuesja afrikane krijoi një avantazh të rëndësishëm 2-0 falë golave të Habib Diarra dhe Ismaila Sarr. Belgjika reagoi në fundin e kohës së rregullt, ku Romelu Lukaku dhe Youri Tielemans barazuan rezultatin dhe e dërguan sfidën në vazhdime.

Goli vendimtar erdhi nga pika e bardhë, pasi Tielemans realizoi penalltinë e akorduar pas ndërhyrjes së VAR-it për një faull të Lamine Camaras.

Eliminimi solli reagime edhe jashtë fushës. Mesfushori Pape Gueye, autor i dy golave gjatë këtij Botërori, njoftoi se do të tërhiqet përkohësisht nga kombëtarja.

27-vjeçari deklaroi se nuk do të jetë i disponueshëm për Senegalin për sa kohë që stafi aktual teknik do të vazhdojë punën. Vendimi i tij vjen menjëherë pas përfundimit të rrugëtimit të Senegalit në turne.





Lajmet e fundit nga