web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kualifikim pas penalltive, Egjipti triumfon ndaj Australisë

3 Korrik 2026, 23:00, Sport CNA

Kualifikim pas penalltive, Egjipti triumfon ndaj Australisë

Kombëtarja e Egjiptit ka siguruar kualifikimin për në fazën e 16 më të mirave të Kupës së Botës pasi mposhti Australinë pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt dhe shtesat e këtij takimi u mbyllën në barazim 1-1, duke bërë që fituesi të përcaktohej nga pika e bardhë.

Gjatë gjuajtjeve të penalltive, lojtarët e Egjiptit u treguan më të saktë duke realizuar katër herë, ndërsa kundërshtarët e tyre gabuan në dy raste.

Sa i përket ndeshjes, egjiptianët kaluan të parët në avantazh në minutën e 13-të me anë të Emam Ashour, rezultat i cili mbeti i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë të lojës, Australia barazoi shifrat në minutën e 55-të pas një autogoli të shënuar nga mbrojtësi Mohamed Hany.

Pas këtij suksesi, Egjipti do të ndeshet në raundin e 1/8-ave me fituesin e çiftit të mbetur mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër.





Lajmet e fundit nga