web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Chelsea mbetet “thatë”, vendoset e ardhmja e Xhakës

4 Korrik 2026, 08:07, Sport CNA

Chelsea mbetet “thatë”, vendoset e ardhmja e Xhakës

Granit Xhaka pritet të vazhdojë karrierën te Sunderland, pavarësisht interesimit të Chelsea-t gjatë merkatos së verës.

Mesfushori shqiptar me kombësi zvicerane ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit sezonin e kaluar. Sunderland përfundoi kampionatin në vendin e shtatë dhe siguroi pjesëmarrjen në Europa League, me Xhakën që pati rol të rëndësishëm në këtë arritje.

Gjatë sezonit, ai zhvilloi 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar një gol dhe duke dhënë gjashtë asistime. Chelsea paraqiti një ofertë zyrtare për 32-vjeçarin, por ajo u refuzua nga drejtuesit e Sunderland-it.

Sipas raportimeve, transferimi i tij në “Stamford Bridge” konsiderohet tashmë shumë i vështirë. Vetë lojtari duket i vendosur të qëndrojë te Sunderland-i, ndërsa klubi e konsideron pjesë të rëndësishme të projektit për sezonin e ri.





Lajmet e fundit nga